Kronika 8 February 2025, 20:01 Nga VNA

Mbyllet protesta e opozitës, tre policë të lënduar

Ndaje në Whatsapp
Mbyllet protesta e opozitës, tre policë të lënduar

Në momentin kur në podium ishte ngjitur kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, disa nga protestuesit kanë hedhur në drejtim të policisë së vendosur para Kryeministrisë kapsolla dhe tymuese.

Si pasojë e shpërthimit të kapsollave kanë mbetur të lënduar tre punonjës të Policisë.

Njoftimi

Tiranë

Sot në mbrëmje, gjatë protestës së thirrur dhe organizuar nga subjekti politik Partia Demokratike, e mbajtur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, si pasojë e hedhjes së lëndëve piroteknike drejt punonjësve të Policisë, të vendosur me shërbim para selisë së Kryeministrisë, janë lënduar tre punonjës të Policisë së Shtetit.

Një efektive pësoi dëmtime në sy, ndërsa dy punonjës të tjerë kanë pësuar lëndime në fytyrë dhe dorë.

Punonjësit e Policisë janë shoqëruar menjëherë për marrjen e ndihmës së nevojshme në spital dhe ndodhen nën kujdesin e specializuar të mjekëve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë së Shtetit po grumbullojnë të gjitha provat dhe pamjet filmike, për të identifikuar dhe përballur me drejtësinë autorët që dëmtuan punonjësit e Policisë, të planëzuar sipas planit të masave për mbarëvajtjen e tubimit të opozitës.

Drejtori i DVP Tiranë, Drejtues Elton Alushi, dhe Zëvendësdrejtori i Rendit kanë vizituar punonjësit e lënduar në ambientet e spitalit, duke u siguruar që ata të marrin çdo ndihmë të nevojshme, në bashkëpunim me stafin mjekësor.

 

 

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme