Kronika 7 February 2025, 23:25 Nga VNA

Detaje nga vdekja e 12-vjeçares në spital, vajza ka pasur gjakderdhje në kokë

Ndaje në Whatsapp
Detaje nga vdekja e 12-vjeçares në spital, vajza ka pasur

Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me 12-vjeçaren që ka ndërruar jetë sot në Sukth. Ajo ka shkuar në shkollë si çdo ditë. Gjatë orës së dytë të mësimit, ajo ka pasur dridhje të ngjashme me ato të epilepsisë.

Menjëherë është dërguar nga mësuesit në Qendrën Shëndetësore të Sukthit, ku ka marrë ndihmën e parë, dhe është njoftuar menjëherë prindërit e saj. Ata e kanë dërguar në Spitalin e Durrësit, ku është bërë stabilizimi i gjendjes fillestare të vajzës, e cila kishte dridhje të të gjithë trupit.

Pas kësaj, ajo është futur me urgjencë në skaner, ku u zbulua se kishte një rrjedhje gjaku, “hemorragji në tru”. U realizua intubimi i menjëhershëm, por hemorragjia vazhdoi, duke bërë që vajza të humbasë jetën pas tre orësh, rreth mesditës, në spital. Mjekët kanë njoftuar se, pavarësisht ndërhyrjes, hemorragjia ka vazhduar dhe ka çuar në humbjen e jetës së vajzës.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme