Kronika 7 February 2025, 08:33 Nga VNA

Xama dhe Lala: Qeveria po ndikon dhe zvarrit çështjen e mbetjeve të rrezikshme të “Kurum”

Ndaje në Whatsapp
Xama dhe Lala: Qeveria po ndikon dhe zvarrit çështjen e mbetjeve

Prej disa muajsh kontejnerët me mbetje të kompanisë “Kurum” janë magazinuar në Spitallë pasi u kthyen nga Tajlanda me dyshimin se janë mbetje të rrezikshme.

Gazetaret Ola Xama dhe Klodiana Lala deklaruan në emisionin ”Të Paekspozuarit” në MCN TV se hetimet po zvarriten qëllimisht nga qeveria.

Ola Xama: Nëse do ta vrasësh një çështje, zvarrite. Disa heshtin, disa blihen, kështu do të shkojnë edhe hetimet. Me sa kemi parë, pjesa kryesore që fakton nëse kemi trafik të mbetjeve të rrezikshme është marrja e mostrave. Kontejnerët erdhën, prokuroria duhet të kryejë veprimin, të kuptojë nëse janë mbetje të rrezikshme. Ende ka zvarritje, nuk gjejmë laboratorin, e me rradhë.

Klodiana Lala: Qeveria po ushtron të gjithë ndikim e vet që kjo çështje të mos hetohet dhe po bën përpjekje për ta zvarritur. Prokuroria ka bërë shkresa dhe kërkon ekspertë për mostrat. Kanë kaluar dy muaj dhe nuk ka përgjigje se kush është eksperti që do marrë mostrat. Nëse nuk ka laborator duhet të shkojnë jashtë vendit. Kompania transportuese thotë më ktheni kontejnerët se duhet të vazhdoj aktivitetin.  Kush fiton këtu? Kurum, që vijon aktivitetin. Së dyti, kompania eksportuese që vijon aktivitetin. Po ështu parashkruhen veprat penale për të gjithë zyrtarët e përfshirë./ TPZ

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme