Kronika 6 February 2025, 14:19 Nga VNA

GJKKO dënon 10 muaj burg Rrumin, për akuzën e korrupsionit

Ndaje në Whatsapp
GJKKO dënon 10 muaj burg Rrumin, për akuzën e korrupsionit

GJKKO vendosi të cilësojë fajtor dhe dënojë me 10 muaj burg për akuzën e korrupsionit, Aleksandër Lahon, i njohur me nofkën Rrumi. Nga hetimet ka rezultuar se Aleksandër Laho që më herët mbante emrin pëllumb Muharremi i ka dhënë rryshfet zyrtarit të Avokatit të Shtetit, Irgen Kërçuku shumën prej 600 mijë lekë dhe i ka premtuar dhe 300 mijë lekë të tjera. Kjo me qëllim që ai të mos ushtronte ankim për një çështje pronesie. Bëhej fjalë për një cështje që lidhej me tjetërsimin e 45 mijë metrave katrorë tokë publike në Gjirin e Lalzit. Rrumi është një personazh i njohur i botës së krimit. Ai mbeti i plagosur në atentatin te mbikalimi i Shkozetit me 1 nëntor 2019 mbi automjetin e ish-prokurori Arjan Ndoj, që po ashtu u polagos. Ndërsa viktimë mbeti shoferi Andi Maloku. Sipas SPAK, atentatin ndaj Ndojit dhe Rrumi e porosit Plarent Dervishaj dhe realizoi grupi i tij kriminal.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme