Kronika 6 February 2025, 12:56 Nga VNA

SPAK thërret nën-drejtoreshën e Shkollës “Harry Fultz”, Brikena Baxhaku, për çështjen e Belind Kelliçit

Ndaje në Whatsapp
SPAK thërret nën-drejtoreshën e Shkollës “Harry

Nën-drejtoresha e Shkollës “Harry Fultz”, Brikena Baxhaku, është thirrur në SPAK për të dhënë shpjegime lidhur me çështjen e Belind Kelliçit, i cili është nën hetim për falsifikimin e diplomës së gjimnazit. Baxhaku ka hyrë në ambientet e SPAK-ut në orën 11:00 dhe po qëndron përballë hetuesve të BKH për të ofruar informacion mbi rrethanat e hetimit.

Kelliçi, i cili ka qenë edhe ish-deputet i Partisë Demokratike, është kallëzuar për falsifikimin e dokumenteve, dhe më herët ka dhënë shpjegime në prokurori. Hetimet për këtë çështje janë ende në fazën fillestare, ndërsa SPAK pritet të marrë vendimin për hapat e mëtejshëm në lidhje me këtë çështje. Kallëzimi është bërë nga ish-deputeti Idajet Beqiri, dhe hetimet po vazhdojnë.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme