Kronika 5 February 2025, 17:23 Nga VNA

Zbardhet dosja e SPAK, si Kreshnik Farruku Budlla pastronte paratë e kokainës, duke i investuar në pasuri të paluajtshme

Ndaje në Whatsapp
Zbardhet dosja e SPAK, si Kreshnik Farruku Budlla pastronte paratë e

Kreshnik Farruku (Budlla), i konsideruar si një nga "peshqit" e mëdhenj të trafikut të kokainës, i kërkuar nga Spanja dhe Italia dhe aktualisht i arrestuar në Shqipëri me urdhër të SPAK për dyshime mbi trafikun e drogës, ka qenë më herët edhe subjekt i Operacionit Forca e Ligjit.

Një numër i madh pasurish në pronësi të tij ose të familjarëve të tij janë vënë nën sekuestro, përfshirë shoqëri tregtare, sipërfaqe toke dhe automjete luksoze.

Në dosjen e SPAK-ut, bie në sy fakti se, për të ligjëruar burimin e pasurive, Farruku dhe familjarët e tij përdornin kontrata shkëmbimi apo dhurimi, të cilat konsiderohen fiktive.

Të paktën në tre raste janë lidhur kontrata të tilla mes Farrukut dhe familjarëve të tij me biznesmenin Adriatik Xhaferri, i cili rezulton aksioner me 50% të aksioneve të kompanisë Porta-A.S.K.. Në një rast, sipas dosjes, Xhaferri i ka dhuruar Sh.Budllës një apartament prej 111 metrash katrorë, të cilin më pas Kreshnik Budlla e ka përfituar përmes një kontrate shkëmbimi. "Ja dhurova nga miqësia dhe respekti për njëri-tjetrin", është shprehur para SPAK-ut biznesmeni Xhaferri.

Një tjetër biznesmen me të cilin Budlla ka kryer shkëmbime të dyshuara fiktive të pronave është Agim Jupi, i kompanisë AKPRO ALBANIA sh.p.k.. Në dosje përmenden edhe shumë emra të tjerë, të cilët Budlla i ka përdorur për të kamufluar pasuritë e tij, që dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i trafikut të kokainës.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme