Kronika 5 February 2025, 12:25 Nga VNA

Shtyhet sërish seanca paraprake për Sali Berishën dhe të pandehurit e tjerë në dosjen “Partizani”

Ndaje në Whatsapp
Shtyhet sërish seanca paraprake për Sali Berishën dhe të

Është shtyrë sërish seanca paraprake ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, dhe dy të pandehurve të tjerë në kuadër të dosjes “Partizani”. Seanca u zhvillua për rreth 40 minuta në Gjykatën e Posaçme, ku mbrojtja e Malltezit paraqiti disa prova shkresore.

Megjithatë, procesi u ndërpre pasi një nga mbrojtësit kërkoi shtyrjen e seancës për shkak të një angazhimi tjetër profesional.

Berisha, Malltezi dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi janë të akuzuar nga SPAK për korrupsion në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Procesi gjyqësor pritet të vijojë në një datë të re që do të caktohet nga gjykata.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme