Kronika 6 February 2025, 12:24 Nga VNA

Skandali i mbetjeve toksike/ Hetimet në vendnumëro, kompania transportuese kërkon kthimin e kontejnerëve

Ndaje në Whatsapp
Skandali i mbetjeve toksike/ Hetimet në vendnumëro, kompania

Ndërsa hetimet për eksportin e mbetjeve te Kurum kanë mbetur në vendnumëro për shkak se ende sjanë gjetur ekspertë për të marrë mostrat në 102 kontejnerët, është Kompania transportuese e cila është vënë në lëvizje.

Për të disatën herë kompania kërkon që ti kthehen kontejnerët, pasi pretendon se duhet të vijojë punën.

Kontejnerët me mbetje janë vendosur në Porto Romano dhe ruhen nga policia. Deri më tani vetëm Gjeologji-minierat janë përgjigjur se mund të bëjne një pjesë të analizave. Mbetjet e Kurum u eksportuan nga kompania Sokolaj drejt Tajlandës në një kohë që nuk ishte marrë miratimi I vendit pritës. Dyshohet se mbetjet janë toksike dhe u kthyen mbrapsht në Shqipëri. Skandali ende nuk ka persona pergjegjes.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme