Kronika 6 February 2025, 11:50 Nga VNA

Zjarri përfshin bodrumin e Spitalit Psikiatrik në Tiranë, dyshohet shkëndijë elektrike

Ndaje në Whatsapp
Zjarri përfshin bodrumin e Spitalit Psikiatrik në Tiranë,

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e djeshme bodrumin e Spitalit Psikiatrik në Tiranë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50 të datës 5 shkurt 2025.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Fatmirësisht, nga flakët nuk janë raportuar të lënduar.

“Më datë 05.02.2025, rreth orës 21:50, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në bodrumin e Spitalit Psikiatrik. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme,” thuhet në njoftimin e Policisë.

Në vendngjarje ndërhynë shërbimet e zjarrfikëses, të cilat bënë të mundur fikjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në pjesë të tjera të spitalit.

Ndërkohë, materialet procedurale janë referuar në Prokurori për hetime të mëtejshme, në mënyrë që të përcaktohen shkaqet e sakta të zjarrit.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme