Kronika 6 February 2025, 15:52 Nga VNA

Vrasja e ish-oficerit të policisë Doda – Prokuroria dërgon për gjykim Donald Hoxhën, mister urdhëruesit e krimit në 2009

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e ish-oficerit të policisë Doda – Prokuroria dërgon

Prokuroria e Elbasanit ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar për gjykim dosjen penale ndaj Donald Hoxhës, i akuzuar për vrasjen e ish-efektivit të policisë, Roland Rexhepi, i njohur si Doda. Hoxha u ekstradua disa muaj më parë nga Britania e Madhe dhe tashmë do të përballet me drejtësinë për krimin e ndodhur më 22 korrik 2009 në Elbasan. Më herët, për vrasjen e Dodës janë arrestuar dhe dënuar Marjus Tafa dhe Armando Llakaj, përkatësisht me 23 dhe 24 vite burgim, ndërsa po gjykohet edhe Florind Shabani, i njohur si Pacuku. Megjithatë, prokuroria ende nuk ka mundur të identifikojë urdhëruesit dhe financuesit e krimit. Të tre të pandehurit njihen për lidhjet e tyre me fisin Çapja në Elbasan, i cili është në konflikt me Suel Çelën.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme