Kronika 7 February 2025, 12:04 Nga VNA

Lirohen nga qelia tre punonjësit e burgut të Shënkollit pas arratisjes së Daut Laze

Ndaje në Whatsapp
Lirohen nga qelia tre punonjësit e burgut të Shënkollit pas

Tre punonjësit e burgut të Shënkollit, Gjin Ndoka, Mark Nikolli dhe Zhaneta Mella, të arrestuar pas arratisjes së 49-vjeçarit Daut Laze, janë liruar nga qelia. Ata u paraqitën sot në gjykatën e Lezhës, ku u njohën me masën e sigurisë.

Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa të tre punonjësit deklaruan se ndodheshin në krye të detyrës në momentin e arratisjes, por nuk kanë arritur të konstatojnë largimin e të dënuarit nga ambientet e burgut.

Arratisja e Daut Laze ngriti dyshime mbi neglizhencën apo mundësinë e ndihmës së brendshme, çka çoi në arrestimin e menjëhershëm të tre punonjësve, të cilët tashmë do të hetohen në gjendje të lirë.

Gjykata e Lezhës ka vendosur masat e sigurisë për tre punonjësit e burgut të Shënkollit, të arrestuar pas arratisjes së 49-vjeçarit Daut Laze. Pas shqyrtimit të çështjes, gjyqtari Lirim Bulica pranoi kërkesën e prokurorit Françesk Ganaj, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e tyre.

Për Gjin Ndokën, punonjës shërbimi në kupolë, dhe Mark Nikollin, pjesë e grupit të sigurisë, u caktua masa e “arrestit në shtëpi”, ndërsa Zhaneta Mella, operatore kamerash, do të hetohet nën masën e “detyrimit për t’u paraqitur”.

Të tre akuzohen për shpërdorim detyre, ndërsa hetimet mbi këtë çështje vijojnë nga Prokuroria e Lezhës. Daut Laze u arratis mbrëmjen e 3 shkurtit nga burgu i Shënkollit dhe, pavarësisht kontrolleve intensive, policia ende nuk ka arritur të zbulojë vendndodhjen e tij.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme