Kronika 8 February 2025, 10:42 Nga VNA

Gentjan Sula kërkon në GJKKO: Më ktheni apartamentin që përdori Goro – Biznesmeni u pyet edhe për Erion Veliajn

Ndaje në Whatsapp
 

Biznesmeni Gentjan Sula, pronar në zonën e Kodrës së Diellit, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme (GJKKO) me një kërkesë për rikthimin e një apartamenti të sekuestruar nga SPAK. Prona është përfshirë në hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. Sula pretendon se apartamenti ishte dhënë në përdorim Goros, por është në pronësinë e tij dhe duhet t’i kthehet.

Gjyqtari Ardit Mustafaj pritet të shqyrtojë kërkesën e biznesmenit.

Ndërkohë, pak javë më parë, Sula është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të hetimeve ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Biznesmeni rezulton të ketë udhëtuar me charter me Veliajn, dhe hetuesit i kanë kërkuar sqarime mbi rrethanat e këtyre udhëtimeve. Ai është pyetur gjithashtu në lidhje me lejet e ndërtimit dhe tenderat e përfituar nga Bashkia e Tiranës.

SPAK po heton Erion Veliajn për korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim parash. Hetuesit kanë kontrolluar bizneset e familjarëve të tij dhe u kanë sekuestruar celularët.

 

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme