Kronika 8 February 2025, 11:13 Nga VNA

I mbijetoi 24 plumbave, Kevin Hajrulla del nga spitali i Traumës më shumë se 1 muaj pas atentatit

Ndaje në Whatsapp
I mbijetoi 24 plumbave, Kevin Hajrulla del nga spitali i Traumës më

Kevin Hajrulla, i cili mbeti i plagosur në një atentat në Vlorë në dhjetor 2024, ka lënë spitalin e Traumës pas më shumë se një muaji.

I riu qëndroi në spital për kurim pasi u qëllua me 24 plumba në atentatin mafioz ndaj tij. Kejvin Hajrulla, punonjës në një call center, nuk ka asnjë rekord kriminal dhe në dëshminë para hetuesve se nuk ka asnjë lidhje me botën e krimit.

Ai është kushëri i Inez Hajrulla, i cili njihet si i forti i Vlorës, që gjithashtu u ka shpëtuar atentateve, dhe dyshohet se goditja ka ardhur pikërisht prej tij.

Inez Hajrulla mori drejtimin e grupit kriminal të Edison Arizajt pas vrasjes së këtij të fundit në Durrës në 2018.

Inez Hajrulla është në përplasje të forta me Bernard Sinamatin që njihet si kreu I grupit kundershtar. Sinamatit iu vra me snajper nipi Gëzimi në janar të 2024 teksa ndodhej në ballkonin e pallatit.

Në 1 vjetorin e vrasjes së tij në varreza ishte vetëm nëna e të riut, por asnjë pjesëtar tjetër pasi të dyja grupet po ruhen nga njër8 tjetri. Javët e fundit policia e Vlorës ka sekuestruar 3 automjete të blinduara të grupit të Inez Hajrullës, ndërsa këtë të fundit nuk e ka  pyetjr ende.

Per atentatin ndaj Kevin Hajrulla policua nuk ka të dyshuar dhe provat per Identifikimin e autorëve janë të vakëta. Familja e Kevin Hajrullës ndërkohë shpreh shqetesim per sigurinë e djemve të cilët janë vënë në shënjestër të krimit.

 

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme