Kronika 8 February 2025, 15:19 Nga VNA

I morën 6 mijë euro një qytetari duke u prezantuar si drejtues vendos, policia arreston edhe personin e dytë

Ndaje në Whatsapp
I morën 6 mijë euro një qytetari duke u prezantuar si drejtues
Arrestohet personi i dytë i cili dyshohet se mashtruan një qytetar dhe i morën 6 mijë euro duke u prezantuar si drejtues të një instucioni vendor.

I arrestuari është Arsen Matollari. Ndërsa një ditë më parë u arrestua Ervis Belollari,  personazh i njohur i Tik Tokut me pseudonimi “Delluks”.

Njoftimi Ishte shpallur në kërkim pasi sëbashku me një 26-vjeçar (i arrestuar ditën e djeshme) i morën 6000 euro një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, vihet në pranga 32-vjeçari. Sekuestrohen 4700 euro dhe automjeti me të cilin këta shtetas lëviznin. Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, falë dhe inteligjencës policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në vijim të operacionit policor “Unknoën” bënë kapjen e ndalimin e shtetasit A. M., 32 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin E. B (i arrestuar ditën e djeshme) kanë përfituar 6000 euro nga një biznesmen, duke iu prezantuar atij si përfaqësues të drejtuesit të një institucioni vendor. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. M., shërbimet e Policisë gjetën 4700 euro të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me automjetin me të cilin këta shtetas lëviznin.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme