Kronika 10 February 2025, 22:30 Nga VNA

Arrestimi i Erion Veliajt/ Klodiana Lala zbardh dyshimet e prokurorisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës

Ndaje në Whatsapp

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke zbuluar detaje nga dosja e prokurorisë.

Sipas Lalës, Veliaj dyshohet për korrupsion në 9 raste në bashkëpunim, si dhe për pastrim parash. Prokuroria pretendon se, në cilësinë e kryebashkiakut, ai ka firmosur tendera dhe leje ndërtimi, ndërsa në këmbim ka përfituar ryshfet përmes kompanive apo organizatave të drejtuara nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Xoxa dyshohet për korrupsion, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash. Për shkak se është nënë e një fëmije të mitur, ajo është vendosur në masë sigurie “arrest shtëpie”./BW

 

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme