Kronika 11 February 2025, 19:06 Nga VNA

Lezhë/ Atentat me armë ndaj një 29-vjeçari (emri)

Ndaje në Whatsapp
Lezhë/ Atentat me armë ndaj një 29-vjeçari (emri)

Një i ri është plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të marte (11 shkurt 2025) nga një atentat që i është bërë në hyrje të qytetit. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se ndaj të riut, i identifikuar si Egzon Gegaj, 29 vjeç, është qëlluar 3 herë dhe ka marrë dy plagë në gjoks. Fillimisht, i riu është paraqitur i plagosur në spitalin e qytetit, por më pas është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për shkak të gjendjes së rëndë. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme