Kronika 11 February 2025, 13:14 Nga VNA

Policia nis hetimin për 8 qytetarë që festuan tek paraburgimi në “Mine Peza” për arrestimin e Veliajt me këngën “Ra faja prej fiku”

Ndaje në Whatsapp
Policia nis hetimin për 8 qytetarë që festuan tek paraburgimi

Duket qesharake por policia ka marr nën hetim 8 qytetarë që festuan në rrugën “Mine Peza” përballë paraburgimit 313, për arrestimin e Erion Veliajt.

Blutë e Tiranës thonë se këta persona, përveçse kanë prishur qetësinë publike, nuk i janë bindur urdhrit të policisë për t’u larguar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, për shtetasit S. L., E. V., M. D., B. L., A. K., K. M., A. B. dhe A. K., pasi më datë 11.02.2025, rreth orës 00:30, në rrugën “Mine Peza”, kanë prishur qetësinë publike dhe nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për t’u larguar”, tha Policia.

Siç shihet edhe në këto pamje, disa qytetarë u grumbulluan në hyrje të paraburgimit te “Mine Peza” ku mbahet në qeli kryebashkiaku Erion Veliaj. Qytetarët shihen duke kërcyer nën tingujt e këngës “Ra faja prej fiku”.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme