Kronika 12 February 2025, 23:10 Nga VNA

GJKKO lë në burg Erion Veliajn/ Detyrim paraqitje’ për Ajola Xoxën

Ndaje në Whatsapp
GJKKO lë në burg Erion Veliajn/ Detyrim paraqitje’ për

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të vazhdojë masën e sigurisë “Arrest në burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ky vendim u mor pas një seance gjyqësore që zgjati mbi 6 orë. 

Ndërkohë, për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, gjykata ka zëvendësuar masën e sigurisë nga “Arrest në shtëpi” në “Ndalim të daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Ajo duhet të paraqitet në SPAK të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji. 

Gjithashtu, gjykata ka vendosur për masat e sigurisë ndaj personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje:

• Elman Abule: Vazhdimi i masës “Arrest në burg”.

• Gentjan Sula: Vazhdimi i masës “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

• Meriman Palushi: Vazhdimi i masës “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

• Fatmir Bektashi: Urdhërohet të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji.

• Shkëlqim Fusha: Vazhdimi i masës “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Erion Veliaj po shoqërohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në burgun e Durrësit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme