Kronika 16 February 2025, 20:59 Nga VNA

Arratisja nga burgu i Shënkollit i Daut Lazes/ 40 minuta iu deshën që të ikte, me një palë tuta sportive kapërceu mirrin rrethues

Ndaje në Whatsapp
Arratisja nga burgu i Shënkollit i Daut Lazes/ 40 minuta iu deshën

Detaje të reja dalin nga arratisja e 49-vjeçarit Daut Laze nga burgu i Shënkollit. Kanë kaluar dy javë nga ngjarja, ndërsa burimet kanë bërë të ditur se Laze ishte akomoduar në sektorin e të sëmurëve më datë 31 janar, ndërsa më 4 shkurt u largua nga ambientet e burgut.

Sipas dëshmisë së punonjësve të burgjeve dhomat e të sëmurëve qëndronin pa çelës por vetëm me një shul.

40 minuta kohë i është dashur Daut Lazës për t’u arratisur, rezultat ky i dalë nga ekspertiza e policisë së shtetit.

Nga vëzhgimi i pamjeve filmike rezulton se Laze i cili mbahej në një dhomë ku po merrte mjekim bashkë me dy të paraburgosur, është larguar nga institucioni në orën 03:44 minuta të mëngjesit. Për të kaluar mbi murrin rrethues ai ka përdorur një palë tuta sportive, të cilat janë gjetur nga ana e policisë.

Në raportin e ekspertizës evidentohet se zgara e dhomës dhe e sektorit është lënë e hapur, pa çelës, gjë të cilën e ka shfrytëzuar Laze për t’u larguar.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme