Kronika 18 February 2025, 14:04 Nga VNA

Krim pasioni në Shkodër, plagos partneren e më pas vetëvritet. 44-vjearja nënë e 3 fëmijëve, e divorcuar prej ...

Ndaje në Whatsapp
Krim pasioni në Shkodër, plagos partneren e më pas

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e së martës në Shkodër. Kolë Mani ka qëlluar me armë partneren e tij, Anila Prendushi e më pas është vetëvrarë, brenda automjetit. Policia njoftoi se ngjarja ndodhi rreth orës 11:15, në lagjen "Mark Lula".

Pas sinjalizimit, uniformat blu gjetën pa jetë 34-vjecarin Kolë Mani, ndërsa Prendushi, ishte në gjendje të rëndë. Ajo u trasportua për në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të plagëve me armë zjarri. Policia thotë se ka dyshime se Mani ka qëlluar fillimisht Prendushin, e më pas veten. Kjo për shkak se nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri.

Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë. Ngjarja sipas hetuesve ka dyshime të ketë ndodhur për motive xhelozie. 44-vjecarja e cila po lufton me jetën në spital, ishte e divorcuar prej 6 vitesh. Nga martesa e parë kishte 3 fëmijë,  ndërsa prej 5 vitesh bashkëjetonte me Manin

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme