Kronika 18 February 2025, 15:14 Nga VNA

Ngjarja në Shkodër/ 34 vjeçari nuk pranonte ndarjen. I çoi video se do vetëvarej

Ndaje në Whatsapp
Ngjarja në Shkodër/ 34 vjeçari nuk pranonte ndarjen. I

  • Zbardhen detaje tronditëse nga ngjarja e rëndë mëngjesin e sotëm në Shkodër.

Detaje tronditëse dalin në dritë nga ngjarja e rëndë në Shkodër. Anila Prendushi kishte bashkëjetuar prej afro pesë vitesh me Kolë Manin, por dy javë më parë, nëna e tre fëmijëve kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes.

Duke mos e pranuar këtë fakt, 34-vjeçari i kishte dërguar një video ku tentonte t’i jepte fund jetës duke u vetëvarur. Gruaja kishte arritur ta bindte të mos e kryente një veprim të tillë dhe kishin vendosur të takoheshin për t’u sqaruar.

Sapo ishin futur në automjet, mes tyre kishte nisur një debat, dhe në një moment, ai kishte nxjerrë armën. 44-vjeçarja e kishte kapur nga duart për ta ndaluar, por në atë çast ai e kishte qëlluar me një plumb në kraharor. Më pas, kishte qëlluar veten.

44-vjeçarja, e cila nga martesa e parë kishte tre fëmijë, ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme