Kronika 18 February 2025, 16:46 Nga VNA

Trafikantit i sekuestrohen toka, biznese dhe makinë

Ndaje në Whatsapp
Trafikantit i sekuestrohen toka, biznese dhe makinë

Prokuroria e Gjirokastrës ka vendosur nën sekuestro pasuritë e një shtetasit D.A., pasi dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale. Organi i akuzës bën me dije se shtetasit D.A. është i dyshuar për pjesëmarrje dhe kryerje të krimeve nga grup kriminal tek prodhimi e shitja e narkotikëve. Gjatë procedimit pasuror u identifikuan pasuritë e paluajtshme, blerja e të cilave nuk justifikohet me të ardhurat e këtij shtetasi dhe të familjarëve të tij, të cilat dyshohen se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e shtetasit të sipërpërmendur. Pasuritë e sekustruara janë toka, truaje, biznese, një kalçeto në Lazarat, si dhe një automjet. Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 350m2, në qytetin Gjirokastër; – Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 1500m2 dhe ndërtim 23 m2 në Lazarat, Gjirokastër; – Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 450 m2, në Grehot, Gjirokastër; Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 1646 m2 në Grehot, Gjirokastër; – Pasuria e llojit “Arë” me sipërfaqe 7000 m2 në fshatin Arshi Lengo, Gjirokastër; Objekt tregtie sipërfaqe e zënë 6500 m2, ndërtuar në vitin 2005 fshati Kordhocë, Lazarat; – Lokal dhe magazinë, ndërtuar në vitin 2013 fshati Kordhocë; – Fushë mini futbolli me sip. 500 m2 dhe ndërtesë një kat me sipërfaqe 37.2 m2, ndërtuar në Lazarat; dhe – Autoveturë “Mercedes Benz”.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme