Kronika 12 July 2026, 15:56 Nga VNA

Tragjedi në Berat, 15-vjeçari mbytet në lumë teksa po lahej

Ndaje në Whatsapp

fgbfgbb.PNG

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në fshatin Orizaj, në Bashkinë e Beratit, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën pasi u mbyt në lumë.

Sipas informacioneve paraprake, adoleshenti kishte dalë në arë së bashku me të atin për të punuar. Në një moment, ai ka hyrë në lumë për t’u freskuar, por është marrë nga rrjedha e ujit.

I ati ka hyrë menjëherë në lumë në përpjekje për ta shpëtuar dhe ka arritur ta nxjerrë në breg, por fatkeqësisht 15-vjeçari ishte pa shenja jete.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe autoambulanca, e cila e ka transportuar trupin e pajetë drejt morgut të Spitalit Rajonal të Beratit, ku do t’i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Dyshimet paraprake janë se i mituri është mbytur aksidentalisht gjatë kohës që po lahej në lumë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme