Kronika 12 July 2026, 10:36 Nga VNA

Tragjedi në Klos, 33-vjeçari bie në lumin Mat gjatë ngjitjes me litar, vijojnë kërkimet për trupin

Ndaje në Whatsapp
Tragjedi në Klos, 33-vjeçari bie në lumin Mat gjatë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Klos, ku një 33-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën pasi ka rënë në lumin Mat.

Sipas informacioneve paraprake, Erkin Lika ishte duke u ngjitur me litar në një shpat shkëmbor pranë Urës së Vashës, kur ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë aksidentalisht në ujërat e lumit.

Pas ngjarjes, banorë të zonës kanë nisur kërkimet për gjetjen e 33-vjeçarit, ndërsa në ndihmë të tyre kanë mbërritur edhe forcat e policisë dhe polumbarët.

Operacioni i kërkimit vijon, ndërsa autoritetet po punojnë për gjetjen e trupit të të riut dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme