Kronika 11 July 2026, 20:44 Nga VNA

Pas zgjatjes së hetimeve, ekzekutohet Aleksandër Koçeku/ Dyshimet kryesore për hakmarrje

Ndaje në Whatsapp
Pas zgjatjes së hetimeve, ekzekutohet Aleksandër Koçeku/

Aleksandër Koçeku dyshohet të jetë vrarë për motive hakmarrjeje. Kjo është pista ku janë përqendruar hetuesit për të hedhur dritë mbi krimin e rëndë që tronditi Shkodrën, ku Koçeku u gjet i vrarë brenda automjetit në aksin rrugor Prekal-Kir. Ekzekutimi ndodhi vetëm pak orë pasi VNA publikoi vendimin e Prokurorisë së Shkodrës për zgjatjen edhe me tre muaj të hetimeve ndaj tij për dosjen e vrasjes së Pavlin Prekës. Kjo përkon në kohë me zhvillimet e fundit hetimore, ndërsa autoritetet po verifikojnë nëse ekziston ndonjë lidhje mes ngjarjeve.

Koçeku ishte nën hetim nga Prokuroria e Shkodrës, pasi dyshohej se ishte i përfshirë në vrasjen e Pavlin Prekës më 26 shkurt 2025 në oborrin e shtëpisë në fshatin Guci e Re në Shkodër. Për vrasjen e Prekës janë arrestuar Vasel Koçeku dhe Klaudio Lisaj, ndërsa Aleksandër Koçeku po hetohej në gjendje të lirë, për shkak se ndaj tij deri më tani nuk ishin gjetur prova të mjaftueshme për ta çuar nën masën e arrestit.

Pavlin Preka u qëllua për vdekje, pasi planifikonte të rrëmbente vajzën e Vasel Koçekut me qëllim për t’u fejuar me të, ndonëse ajo ishte e mitur dhe nuk kishte shprehur pëlqim.

VNA më herët gjatë ditës informoi se Prokuroria e Shkodrës kishte vendosur zgjatjen e hetimeve për të dyshuarit e vrasjes së Prekës edhe për tre muaj të tjerë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme