Kronika 11 July 2026, 11:05 Nga VNA

Vrasja e Pavlin Prekës, Prokuroria zgjat edhe me 3 muaj hetimet: Zbardhen detaje të reja nga dosja

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Pavlin Prekës, Prokuroria zgjat edhe me 3 muaj hetimet:

Prokuroria e Shkodrës zgjat edhe me 3 muaj të tjerë hetimet ndaj të dyshuarve për vrasjen e Pavlin Prekës, duke arsyetuar se ka ende veprime hetimore për të kryer, me qëllim zbardhjen e krimit të rëndë.

Lidhur me vrasjen e të riut në derën e shtëpisë së tij janë arrestuar Vasel Koceku dhe Klaudio Lisaj, ndërsa nën hetim është Aleksandër Koceku.

Dyshohet se Preka u ekzekutua për shkak se kërkonte me çdo kusht të krijonte një lidhje me vajzën e mitur të Vasel Kocekut.

“Duke analizuar provat e mbledhura deri më tani rezulton se shtetasi Vasel Koçeku, Aleksandër Koçeku dhe Klaudio Lisaj në bashkëpunim mes tyre kanë përgatitur planin dhe kanë realizuar vrasjen e viktimës Pavlin Preka për shkak të qëllimeve dhe veprimeve të tij për “grabitjen” e vajzës së shtetasit Vasel Koçeku për t’u fejuar, pa pëlqimin e vajzës, emrin e së cilës e ka tatuazh edhe në qafë.

Sipas informacioneve të administruara dyshohet se shtetasi Klaudio Lisaj ka qenë lidhje shoqërore me viktimën, ka dijeni për ngjarjen, si dhe është lidhje familjare e shtetasit Vasel Koceku, pasi bashkëshortja e këtij të fundit është halla e Lisajt”, thuhet në dokumentin e Prokurorisë.

Sipas të dhënave – theksohet në dosje – autorët e dyshuar të vrasjes janë Vasel Koceku, babai i vajzës që donte viktima. Ndërsa Aleksandër Koceku, kushëri me Vasel Kocekun, dyshohet të ketë marrë pjesë në ngjarje.

“Në vijimësi janë kryer edhe një sërë veprimesh të tjera, të cilat nuk janë arritur të kryhen brenda afatit 3-mujor. Gjithashtu nuk është bërë e mundur të administrohen të gjitha aktet e ekspertimeve të tjera, pyetja e të gjithë dëshmitarëve dhe personave të dyshuar dhe, pas kryerjes së këtyre veprimeve hetimore, harmonizuar me provat e grumbulluara dhe ato që do të diktohen në vijimësi, do të bëhet përfundimi i hetimeve paraprake”, thuhet në dokument.

Për arsyet e mësipërme, Prokuroria ka firmosur zgjatjen e afateve të hetimit nga 15 korriku deri më 15 shtator 2026.

Pavlin Preka u ekzekutua në derën e shtëpisë së tij në fshatin Guci e Re.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme