Kronika 13 July 2024, 13:24 Nga VNA

Të rinjtë bëjnë për spital policët në Vlorë në sy të turistëve

Ndaje në Whatsapp
Të rinjtë bëjnë për spital policët në

Një ngjarje jo e hijshme ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës, pasi disa të rinj janë përleshur me efektivët e policisë në sy të turistëve.

Dy efektivë kanë përfunduar në spital me fraktura në trup, ndërsa janë arrestuar dy vëllezërit me inicialet R. P., 29 vjeç dhe K. P., 23 vjeç, që ishin pronarë të skuterave dhe ushtronin aktivitetin e tyre pa licensë. Gjithashtu janë shpallur në kërkim personat e tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lungomare, ku punonjësit e qarkullimit rrugor në këtë aks kanë bërë kontrolle për përdorimin e kaskave tek motorët elektrikë dhe monopatinat dhe kanë konstatuar shtetasin D. J., në kundravajtje, të cilin e kanë ndaluar.

Gjatë komunikimit të kundravajtjes dhe masës administrative, janë afruar dy pronarët e subjektit ku shtetasi D. J. kishte marrë motorin elektrik me qera, të cilët së bashku me shtetas të tjerë kanë debatuar verbalisht me punonjësit duke i kundërshtuar e më pas i kanë goditur me grushta.

 

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme