Kronika 11 July 2024, 12:45 Nga VNA

Probleme teknike, dështon në gjykatën e Elbasanit gjyqi ndaj Dritan Dajtit. Do të zhvillohej me videokonferencë

Ndaje në Whatsapp
Probleme teknike, dështon në gjykatën e Elbasanit gjyqi ndaj

Gjykata e Elbasanit njoftoi zyrtarisht se dështoi seanca gjyqësore për Dritan Dajtin, i cili kërkonte deklarimin e përfundimit të ekzekutimit të vendimit të dënimit me 25 vite burg.

Ashtu sikurse paralajmëroi VNA, seanca ishte planifikuar të zhvillohej përmes videokonferencës, pasi për arsye sigurie dhe me dyshimet se Dajti mund të tentonte arratisjen, ai nuk u shoqërua në sallën e gjyqit.

Gjykata njoftoi se seanca u tentua të zhvillohej me videokonferencë dhe të rregjistrohej e plotë.

Fillimisht komunikimi me Skype dhe rregjistrimi i plotë i saj pati probleme teknike

Në orën 10:41 u konfirmua lidhja Skype, por Dritan Dajti nuk u paraqit në lidhje live në Skype për një kohë të gjatë.

Në momentin që ai doli në Skype pati probleme të shumta teknike. Megjithatë ai këmbënguli që të paraqitej personalisht në gjykatë. Këtë kërkesë e ripërsëriti dhe avokati i tij, Alban Kapxhiu.

Për shkak të pamundësisë teknike për ta zhvilluar këtë seancë, gjyqtarja Suela Lika njoftoi shtyrjen për ditën e hënë ora 13:00.

Dritan Dajti u dënua së fundmi nga Gjykata e Lartë me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 oficerëve të policisë gjatë një aksioni për arrestimin e tij në gusht të 2009 në Durrës. Procesi ndaj Dajtit zgjati 15 vite. Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda e pati dënuar Dajtin me 25 vite burgim dhe ai pretendonte lirimin me 4 Korrik 2024.

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme