Bota 4 February 2025, 19:49 Nga VNA

Sulmi me armë në një shkollë, policia suedeze konfirmon 10 të vdekur 

Ndaje në Whatsapp
Sulmi me armë në një shkollë, policia suedeze konfirmon 10

Policia suedeze ka thënë se rreth 10 persona kanë vdekur në sulmin e sotëm me armë zjarri në Orebro. Policia shtoi se nuk pret të ketë ndonjë rrezik të mëtejshëm.

Ata gjithashtu nuk besojnë se ka një motiv terrorist të lidhur me sulmin në shkollën Risbergska, por kjo nuk është përfundimtare për momentin.

Në faqen e internetit të policisë suedeze thuhet: “Rreth dhjetë persona janë vrarë në incident. Aktualisht jemi duke punuar për identifikimin. Numri i përgjithshëm i të plagosurve është aktualisht i paqartë."

Autoritetet rajonale në Orebro konfirmuan më parë gjashtë persona ishin shtruar në spital, ku njëri ishte në gjendje të rëndë. Policia gjithashtu tha se autori i sulmit me armë zjarri është mes viktimave. Identiteti i tij nuk është bërë ende publik.

Lideri i partisë konservatore të opozitës suedeze ka thënë se ka shkuar në shkollën ku ndodhën të shtënat. Udhëheqësi i Partisë Liberale Johan Pehrson tha se ai ishte një nxënës atje kur kampusi përdorej më parë si shkollë e mesme.

Sulmi është një "ditë e zezë" për vendin, shtoi ai, duke thënë se mendimet e tij ishin me të gjithë të prekurit.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme