Bota 3 February 2025, 16:41 Nga VNA

Musk provokon kontinentin e vjetër: Bëjeni Europën të madhe përsëri

Ndaje në Whatsapp
Musk provokon kontinentin e vjetër: Bëjeni Europën të madhe

Një moto, e shkurtuar në akronimin MEGA, që i bën jehonë sloganit “Make America Great Again”, i cili u bë simbol i fushatës së parë elektorale të ish-presidentit amerikan Donald Trump. Tani, ai që dëshiron ta “bëjë Evropën të madhe përsëri” është Elon Musk, miliarderi dhe pronari i SpaceX, i cili, pasi luajti një rol të rëndësishëm në zgjedhjet e fundit në SHBA përkrah Trumpit, ka ndërhyrë fuqishëm edhe në çështjet evropiane – nga zgjedhjet në Gjermani deri te kundërshtimi i politikave të qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar. Për ta realizuar këtë, Musk ka shpallur nga platforma e tij X nisjen e një lëvizjeje të re. “Populli i Evropës: bashkohuni me lëvizjen MEGA”, shkroi ai, pa dhënë ende detaje të mëtejshme. Provokime ndaj Evropës Projekti i ri i mundshëm politik i Elon Musk mund të bëhet baza për të formësuar idetë e tij dhe për të ndërhyrë gjithnjë e më shumë në dinamikat e Kontinentit të Vjetër. Prej disa muajsh, që nga fitorja e Trump në zgjedhjet e nëntorit, themeluesi i Tesla-s është shfaqur si krahu i djathtë, “shoku i parë”, i presidentit të ri dhe nuk ka humbur asnjë rast për të shprehur opinionet e tij. Provokime të cilat shpeshherë janë kontestuar nga qeveritë evropiane. Për shembull, gjatë fushatës elektorale në Gjermani, mbështetja e tij për partinë ekstremiste AfD dhe lideren e saj, Alice Weidel, shkaktoi reagime të forta. Po aq destabilizuese ishin edhe akuzat e tij kundër qeverisë laburiste britanike, ku kryeministrin Keir Starmer e etiketoi si një “qenie të neveritshme”. Më tej, propozimi për të riemëruar Kanalin e La Manshit në “Kanalin George Washington” apo gjesti i interpretuar si përshëndetje naziste gjatë ceremonisë së inaugurimit të Trump-it, kanë shkaktuar shumë polemika.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme