Kronika 12 June 2026, 11:07 Nga VNA

SPAK godet grupin e dyshuar të trafikut të kokainës, këta janë emrat nën hetim

Ndaje në Whatsapp
SPAK godet grupin e dyshuar të trafikut të kokainës, këta

Në kuadër të operacionit të zhvilluar këtë të premte nga SPAK dhe Policia e Shtetit kundër një grupi të strukturuar kriminal të dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine dhe pastrim parash, janë lëshuar masa sigurie për një sërë personash.

Sipas të dhënave paraprake, në listën e të dyshuarve janë:

* Artur Shehu
* Ilir Shtufi
* Orest Sota
* Orgert Bircaj
* Edmond Jaupi
* Artur Koceku
* Abedin Koceku
* Erion Rama
* Adi Rama
* Dritan Aga
* Baftri Troci
* Gëzim Islami

Operacioni i SPAK vijon, ndërsa autoritetet dyshojnë se grupi ka trafikuar sasi të mëdha kokaine dhe ka pastruar miliona euro përmes aktiviteteve të ndryshme ekonomike brenda dhe jashtë vendit. Pranë dosjes janë përfshirë disa emra të njohur të botës së biznesit dhe personazhe të përfolur prej vitesh në kronikën e zezë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme