Politika 29 August 2024, 18:24 Nga VNA

Skandali i mbetjeve toksike, Enkelejd Alibeaj: Kurum dhe Porti i Durrësit janë autorët. Duhet hetimin penal dhe jo sherrnaja politike

Ndaje në Whatsapp
Skandali i mbetjeve toksike, Enkelejd Alibeaj: Kurum dhe Porti i Durrësit

Deputeti Enkelejd Alibeaj, ka reaguar në lidhje me skandalin e mbetjeve toksike. Në një postim në facebook, Alibeaj shkruan se Kurumi është gjeneruesi i sasive masive të helmeve të rrezikshme, që duke kompromentuar autoritetet shtetërore shqiptare ka arritur të kalojë në hanin pa porta të Portit te Durrësit.

Ai më tej shprehet se skandali meriton hetimin penal me skrupoloz dhe të shpejtë nga drejtësia shqiptare. Sipas tij,  shumë palë politike duket se janë përzier në këtë mesele e për sajojnë sherrnaja të kota për të tërhequr vemendjen diku tjetër. Alibeaj më tej falënderon edhe VNA për denoncimin e skandalit.

Më poshtë reagimi i plotë i Enkelejd Alibeajt:

Tymi mediatik mbi mbetjet e rrezikshme te Kurumit të nisura nga Durrësi me destinacion Tajlandën mesa duket po davaritet. Mediat e pakapura dhe profesioniste e kanë bërë të qartë skandalin e shtetit shqiptar. Kurumi është gjeneruesi i sasive masive të helmeve të rrezikshme, që duke kompromentuar autoritetet shtetërore shqiptare (gjysmën e ministrive, autoritetin portual dhe një seri agjencish të tjera) ka arritur të kalojë në hanin pa porta të Portit te Durrësit, helmet që kanë alarmuar botën tej e mbanë. Ky skandal meriton hetimin penal me skrupoloz dhe të shpejtë nga drejtësia shqiptare. Kjo edhe për faktin, se duket sikur është harruar dicka: 2 anijet me kontenieret me helmin brenda, sipas rregullave duhet të kthehen në destinacion, pra në Durrës e dikush duhet t’iu dalë për zot. Anijet ende nuk kanë mbërritur, e madje pak info ka se ku ndodhen (nëse nuk kanë fikur radarët!) Ndaj drejtësia duhet të veprojë shpejt. Sentences “ndiq paranë” i duhet shtuar në këtë rast edhe “ndiq helmin”, …edhe pse në këtë rast ai po vjen vetë në port. Anijet, herët a vonë në Durrës duhet të ankorohen. Shumë palë politike duken të jenë të përzier në këtë mesele. Shqetësimi ndjehet në ajër. Ndaj, nuk i duhet lënë kohë e hapësirë politikës, që kur është e përzier në punëra të pista, sajojnë sherrnaja të kota për të tërhequr vemendjen diku tjetër. Vëmendja duhet mbajtur nga porti.

Deri më tani është vendi për një falëndërim, për mediat vna.al. dhe kapitali.al që me profesionalizëm të pastër davaritën të parat tymin e helmit politik. Gjithsesi asgjë nuk ka mbaruar. Kjo nuk duhet të jetë nga ato historitë që harrohen në 3 ditë. Ndaj sytë nga porti…dhe shpresat tek drejtësia!

 

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme