Politika 28 August 2024, 17:34 Nga VNA

Partitë e vogla do të çojnë në Gjykatën Kushtetuese ndryshimet në kodin elektoral të dala nga marrëveshja PS-PD

Ndaje në Whatsapp
Partitë e vogla do të çojnë në Gjykatën

Partitë e vogla kanë mbledhur firma për të çuar në Gjykatën Kushtetuese ndryshimet e bëra në kodin elektoral, të cilat u bënë pas marrëveshjes të dy partive të mëdha PS-PD.

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, në një prononcim për mediat është shprehur se ndryshimet ligjore janë antidemokratikë dhe se janë shtesa më të këqija të marrëveshjes së 2008-ës.

“Ky është ligji më i keq dhe më antidemokratik. Politikën shqiptare e ka dëmtuar marrëveshja e 2008-ës dhe kjo është një shtesë e asaj dhe shtesa më e keqe. Unë e kam firmosur dje, janë dhe disa kolegë të tjerë deputet si Alibeaj dhe të tjerë. Deri ditën e premte do të dorëzohet për t’i shkuar deri në fund kësaj historie. Kjo është mbyllje definitive e listës. Ndryshimi që pretendojmë ne është ky, Gjykata Kushtetuese ta quajë jo kushtetuese këtë marrëveshje që u mbyll derën partive që duan ta hapin listën. PD dhe PS ta mbyllin për veten e vetë, por partitë e tjera të kenë të drejtën ta hapin listën”, shprehet Dashamir Shehi.

Marrëveshja për kodin elektoral mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike parashikon që në parlamentin e vitit të ardhshëm 100 deputetë të ulen si preferencë e kryetarit ndërkohë vetëm 40 të jenë zgjedhje e qytetarëve.

Në padinë që do të çohet në Gjykatën Kushtetuese, përveç Dashamir Shehit janë edhe disa deputetë të cilët nuk janë dakord me paktin mes PS dhe PD.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme