Politika 27 August 2024, 22:34 Nga VNA

Berisha: 530 kontejnerë me mbetjet toksike janë nisur në janar të këtij viti nga Porti i Durrësit

Ndaje në Whatsapp
Berisha: 530 kontejnerë me mbetjet toksike janë nisur në janar

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij në protestën e radhës poshtë shtëpisë, duke folur për mbetjet e rreiksme tha se 530 kontejnerë me mbetjet toksike janë nisur në Janar të këtij viti nga Porti i Durrësit, duke iu falsifikuar të dhënat.

Duke iu referuar Rrjetit të Bazelit, Berisha tha se këto mbetje qëndronin në ambient të hapur në Portin e Durrësit duke sjell ndotje të madhe.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se qëndron në krye të skandalit me mbetjet toksike, si dhe bëri me dije se një tjetër kompani eksporton lëndë të tilla.

Kreu demokrat gjithashtu tha se ministrat e mazhoranca socialiste të diktuar nga Edi Rama iu kanë dhënë autorizeme kompanive duke mos ndjekur rregullat e duhura.

 

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme