Politika 27 August 2024, 16:20 Nga VNA

Pas Ramës e Berishës edhe Meta me podcast

Ndaje në Whatsapp
Pas Ramës e Berishës edhe Meta me podcast

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar sot  episodin e parë të podcast-it të tij "Podcasti i Lirisë". Nga kampingu veror i të rinjve të Partisë së Lirisë në Jalë, Meta e cilësoi podcast-in një eksperiencë të re dhe një formë të re komunikimi. I pyetur mbi përfshirjen e tij në politikë ai u shpreh se ka qenë diçka spontane. "Ëndrra ime ishte të bëhesha pedagog, por ashtu ndodhi". Ish kreu i LIS-së e pranon me krenari krijimin e kësaj partie: "Një tjetër arritje ishte që unë krijova LSI, sepse PS e kishte bllokuar integrimin dhe unë vendosa një bast të fortë. Edhe pse kisha një parti të re nuk e vendosa veten time listë, por thashë unë jam nën mazhoritar dhe nëse populli i Skraparit nuk më voton nën mazhoritar nuk kam pse shkoj në Parlament. Fitorja në Skrapar ishte bindëse dhe ishte një fitore personale". I pari që hapi siparin e komunikimit përmes podcast-eve ishte kreu i qeverisë, z.Edi Rama me "Flasim". Në formatin e tij, kryeministri është drejtuesi teksa përballë qëndrojnë të ftuar nga fusha të ndryshme të jetës. Pas Edi Ramës edhe Sali Berisha publikoi podcast-in e tij "Jeta përtej politikës". Asokohe, kreu i PD akuzoi Ramën se i kishte vjedhur idenë të cilën e mbante prej kohësh në sirtar. Teksa premtoi se do të ishte një dritare e re komunikimi e përjavshme, në fakt Berisha prej kohësh nuk bën më asnjë komunikim me podcast. Mesa duket kjo dritare aktualisht është e mbyllur. Përfshirja e politikanëve në këtë formë të re komunikimi vjen vetëm një vit para zgjedhjeve të përgjithshme që pritet të mbahen në vitin 2025.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme