Politika 24 August 2024, 21:01 Nga VNA

Skandali mbetjeve/ Qëllimisht ose jo kryetari i PD harron faktin se mbetjet nuk janë deklaruar si toksike as nga prodhuesi KURUM dhe as nga eksportuesi Sokolaj shpk

Ndaje në Whatsapp
Skandali mbetjeve/ Qëllimisht ose jo kryetari i PD harron faktin se mbetjet

Kryetari i PD Sali Berisha në fjalën e tij të përnatshme në rrugicën e shpresës është ndalur sërish tek skandali i mbetjeve. Duke komentuar reagimin e sotëm të qeverisë Berisha tha: U deshën tre javë që të flasë Edi Rama, të përpiqet të mashtrojë.

Na e nxirr pak, ku e ke autorizimin e eksportit të mbetjeve të cilat nuk mund të eksportohen kurrë pa autorizim të ministrit.

Lexo ligjin; eksporti i mbetjeve nga Republika e Shqipërisë, i mbetjeve, pra i të gjitha llojeve, lejohet vetëm me autorizim të lëshuar nga ministri.

Autorizimi përmban kërkesat për monitorimin dhe raportimin e transfertave të mbetjeve.

Pra, asnjë nga këto nuk ekziston sepse është trafik i mirëfilltë i yti. Njeri që nuk ngurron të angazhohesh në çdo veprimtari ilegale. Të rrezikosh jetën e qytetarëve, të shkelmosh reputacionin e Shqipërisë, vetëm e vetëm që të pasurohesh ditë e natë, duke i bërë keq çdo shqiptari, duke vjedhur çdo shqiptar, duke vjedhur e rrënuar Shqipërinë.- përfundoi ai.

Qëllimisht ose jo kryetari i PD harron faktin se mbetjet nuk janë deklaruar si toksike as nga prodhuesi KURUM dhe as nga eksportuesi Sokolaj shpk. Kjo nuk i zhvesh insitucionet shqiptare nga përgjegjësia, por sigurisht që hallkë e zinxhirit pérgjegjës ështe dhe prodhuesi dhe eksportuesi i mbetjeve.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme