Politika 22 August 2024, 12:21 Nga VNA

Protesta e 22 para Bashkisë, opozita kritika ndërkombëtarëve:Jeni të kapur

Ndaje në Whatsapp
Protesta e 22 para Bashkisë, opozita kritika

Protesta e 22 e opozitës para Bashkisë Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e kreut të bashkisë Veliaj, pas skandalit me kompaninë 5D.

Belind Këllici shprehu kritika ndaj ndërkombëtarëve pasi sipas tij nuk ka asnjë reagim për skandalet e bashkisë.

“Unë jam një djalë që jam rritur në këtë qytet, që jam shkolluar në perëndim, por ca të vërteta duhen thënë, sepse për këto skandalet dhe vjedhjet , për heshtjen e SPAK dhe prokurorëve të tij, nuk flasin as ndërkombëtarët." tha Këlliçi.

Këlliçi deklaroi se ndërkombëtarët kanë tentuar që të shuajnë opozitën dhe PD-në.

“Edhe pse ndërkombëtarët nuk thonë të vërtetën, edhe pse një pjesë e tyre janë të kapur dhe të blerë, dhe e gjithë tentativa e tyre në këto vite ka qenë për të shuar PD dhe opozitën, për të shuar opozitën reale... A ia dolën? Sigurisht që jo. Është 22 gusht dhe jemi këtu në protestë”, deklaroi Këlliçi.

Në fjalën e tij, Këlliçi tha se Veliaj ka miratuar një tender 2.7 milionë euro për të marrë makina me qera ndonëse nëse do të bliheshin do të kushtonin më lirë.

Dhe Adriana Kalaja në protestën para Bashkisë shprehu kritika ndaj ndërkombëtarëve ku theksoi se një ambasador që lufton opozitën ka luftuar çdo qytetar të Shqipërisë, ka luftuar demokracinë dhe një ambasador që shkon në zyën e zv.ministres nuk mund të jetë ambasador i BE-së.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme