Politika 20 August 2024, 15:16 Nga VNA

Berisha kërkon nga NATO dhe OSBE të hetojnë aferën e 100 konteniereve

Ndaje në Whatsapp
Berisha kërkon nga NATO dhe OSBE të hetojnë aferën e 100

Për skandalin e nisjes nga porti i Durrësit të kontenierëve me mbetje të rrezikshme për në Tailandë ka reaguar dhe kreu i PD Berisha, dhe pse 5 ditë vonesë nga plasja e skandalit.

Berisha tha se Partia Demokratike e dënon me forcën më të madhe këtë akt kriminale të papërgjegjësisë ekstreme.

PD i bën thirrje OKB-së, i bën thirrje NATO-s dhe OSBE-së në një komision hetimor veças apo të përbashkët, të hetojë gjer në fund aferën e 100 kontenierëve me lëndë toksike të eksportuara nga Shqipëria.

"Të gjendet përmbajtja e tyre dhe kush qëndron mbrapa! Një gjë është e sigurtë, se ato nuk janë ngarkuar kurrë pa dijeninë e plotë të autoritetit portal, Piro Vengut dhe Lubi Ballukut dhe Edi Ramës.

Prapa këtij akti fshihet veprimtari kriminale biznesi e kupolës së narko qeverisë shqiptare.

Iu bëj thirrje shoqërisë civile, aktivistëve, mbrojtësve të mjedisit, të mos lejojnë shkarkimin e tyre në portin e Durrësit, pa dalë të gjithë përgjegjësit e këtij akti të pashembullt, pa zbuluar mirë se kush qëndron prapa këtij akti dhe cilat janë substancat helmuese që përmbajnë kontenierët e eksportuar nga narko qeveria shqiptare." tha Berisha

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme