Politika 15 August 2024, 20:33 Nga VNA

“Një bankë e nivelit të dytë tentoi të bllokojë llogaritë bankare të PL”, Meta nervozohet në konferencë: Tani beteja është ballore, e pamëshirshme

Ndaje në Whatsapp
“Një bankë e nivelit të dytë tentoi të

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar pasditen e sotme gjatë një konference për mediat, se “një bankë e nivelit të dytë tentative mafioze për të bllokuar levizjet në llogarite bankare të Partise së Liris për të krijuar probleme artificiale me pagesat e administratës”. Teksa u ndal në këtë pikë, Ilir Meta ishte tejet i nervozuar dhe ai goditi me dorë tavolinën, teksa shpjegoi se tentuan ti bllokonin llogaritë.

Ai tha që është nëse bllokojnë llogaritë, nuk mund të bllokojnë kurrsesi Partinë e Lirisë.  “Unë jam detyruar t’ua them juve, pa ekspozuar bankën… në emër të kujt i bëhet kjo bllokadë? Ja dhe e bllokuan llogaritë, do bllokojnë PL? Ilir Metën? Do fshehin aferat? Të Lulzim Bashës dhe Ramës? Kjo qenie e pështirë që ka marrë peng njerëz”, tha Meta. Ai shtoi më tej se pavarësisht përpjekjeve të mafias, për të bllokuar Partinë e Lirisë, do të zhvillojë një betejë ballore.

“Na e kanë hedhur se kishin korruptuar njerëzit tanë më të afërt, por tani beteja është ballore, e pamëshirshme. Kemi parimet e Bajo Topullit, doni t’i provoni? Kur të doni! Që sot!”, tha ish-presidenti. Ilir Meta është nën hetim nga SPAK dhe disa javë më parë ka patur një retorikë të ashpër ndaj prokurorisë së Posacme duke etiketuar kreun e saj Altin Dumani si “dum dumani”. SPAK po heton edhe Monika Kryemadhin deputete e PL-së, e cila tashmë është në process divorci me Ilir Metën, pasi kërkesë padisë së paraqitur në gjykatë nga ky i fundit.

Video

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme