Politika 9 August 2024, 19:29 Nga VNA

Hetimet për Gërdecin, flet David Packouz: Kontratën e siguroi Efraim Deviroli përmes Delijorgjit, të cilin e takoi së bashku me Shkëlzen Berishën

Ndaje në Whatsapp
Hetimet për Gërdecin, flet David Packouz: Kontratën e siguroi

David Packouz, ortaku i Efraim Diverolit që lidhi kontratë me qeverinë shqiptare me vlerë 300 milionë dollarë për tregtinë e fishekëve, ka rrëfyer takimet me zyrtarë të lartë shqiptarë si dhe me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Packouz është një prej dëshmitarëve që SPAK ka kërkuar që t'i merret dëshmia përmes letërporosisë në kuadër të procesit gjyqësor që po zhvillohet ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Ndër të tjera Packouz flet edhe per biznesmenin Kosta Trebicka, i cili pas tragjedisë së Gërdecit denoncoi aferën, por fill më pas humbi jetën në një aksident në qarkun e Korçës.

Ish-zëvëndës presidenti i kompanisë Amerikane “AEY”, ortak me Diverolin pretendon se politika shqiptare ishte e përfshirë në këtë proces. Sipas tij, Efraim Deviroli e siguroi kontratën nëpërmjet Delijorgjit, të cilin e takoi së bashku me Shkëlzen Berishën.

 

Video

Avokati Plarent Ndreca teksa hyn në GJKKO ku do të mbahet seanca për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë. Një natë më parë në emisionin Opinion deklaroi se Edi Rama e telefonoi pasi denoncoi kërcënimet që Toni Gogu i bëri në qelitë e burgut Fier kryebashkiakut Veliaj.

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme