Politika 8 August 2024, 15:54 Nga VNA

Sina si Kokëdhima, tenderat me shtetin i rrezikojnë mandatin

Ndaje në Whatsapp
Sina si Kokëdhima, tenderat me shtetin i rrezikojnë mandatin

Koço Kokëdhima në vitin 2016 humbi mandatin e deputetit, pasi u akuzua për përfitim fondesh shtetërore edhe pasi mori mandatin e deputetit,  konkretisht 150  tendera të përfituara gjatë kohës që ishte deputet.

Sot, deputeti Vullnet Sina akuzohet nga opozita se ka përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit, në vlerë disa milion lekë, përmes 9 kompanive të tij private, gjatë periudhës ku ushtron edhe mandatin e deputetit.

Sot është dorëzuar në Kuvend kërkesa mocion për heqjen e mandatit të deputetit Vullnet Sina. 14 deputetë opozitarë kanë firmosur mocionin, duke listuar 30 prova shoqëruese. PD ka njoftuar se mocioni, së bashku me të gjitha provat që kompanitë e tij kanë përfituar pagesa miliona lekshe nga Buxheti i Shtetit, u dorëzua  zyrtarisht sot në Kuvend.

Më konkretisht, ai ka shkelur pikën 3 të nenit 70 në Kushtetut, ku thuhet qartë se: “Deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre”.

Pika pasardhëse e nenit 70 shprehet se “Për çdo shkelje të paragrafit 3 të këtij neni, me mocion të kryetarit të Kuvendit ose të një së dhjetës së anëtarëve të tij, Kuvendi vendos për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila konstaton papajtueshmërinë.” Deputeti Sina, në një reagim në mediat sociale shpjegon se ka hequr dorë që nga viti 2017 nga administrimi i bizneseve të tij dhe se i është përkushtuar vetëm politikës. Deputeti shkruan se nuk ka përfituar nga buxheti i shtetit as kur ka qenë deputet as pasi i zgjodh si ligjvënës.

Deputeti biznesmen Vullnet Sina është pronari me 100 % të kapitalit i kompanisë “BIGALB GROUP”, me të cilën menaxhon rreth 67 pika supermarketesh “Big Market”.

Video

Avokati Plarent Ndreca teksa hyn në GJKKO ku do të mbahet seanca për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë. Një natë më parë në emisionin Opinion deklaroi se Edi Rama e telefonoi pasi denoncoi kërcënimet që Toni Gogu i bëri në qelitë e burgut Fier kryebashkiakut Veliaj.

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme