Politika 5 August 2024, 14:43 Nga VNA

Begaj pret të ngarkuarën e re me punë të SHBA në Tiranë, zbardhen mesazhet

Ndaje në Whatsapp
Begaj pret të ngarkuarën e re me punë të SHBA në

Nancy Van Horn është e Ngarkuara e re me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, zhvilloi një takim me Presidenti Bajram Begaj.

Presidenti uroi diplomaten amerikane për nisjen e detyrës, duke shprehur besimin se gjatë mandatit të saj do të përforcohet më tej partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kreu i shtetit rikonfirmoi angazhimin dhe kontributin në rritje të Shqipërisë në këtë partneritet strategjik, duke shprehur mirënjohjen ndaj Shteteve të Bashkuara për mbështetjen bujare dhe vendimtare ndaj vendit tonë. Begaj theksoi se mbështetja e SHBA-së rrit angazhimin e Shqipërisë për reformat demokratike dhe sundimin e ligjit, përpjekje këto  të qëndrueshme me synim finalizimin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Për sa i përket situatës në rajon, Presidenti Begaj u shpreh se Shqipëria vlerëson angazhimin e administratës amerikane, duke theksuar se roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor mbetet vendimtar.

Video

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

Avokati Plarent Ndreca teksa hyn në GJKKO ku do të mbahet seanca për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë. Një natë më parë në emisionin Opinion deklaroi se Edi Rama e telefonoi pasi denoncoi kërcënimet që Toni Gogu i bëri në qelitë e burgut Fier kryebashkiakut Veliaj.

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme