Politika 5 August 2024, 18:54 Nga VNA

Petro Gjikuria reagon pasi humbi zgjedhjet në Himarë: Rezultati ishte pasojë e transformimit të listave të zgjedhësve

Ndaje në Whatsapp
Petro Gjikuria reagon pasi humbi zgjedhjet në Himarë: Rezultati ishte

Kandidati i opozitës, Petro Gjikuria, ka reaguar pasi humbi zgjedhjet në Himarë përballë Vangjel Tavos. Gjikuria përsëriti se rezultati ishte pasojë e transformimit të listave të zgjedhësve me qëllim përshtatjen e saj me interest e kundërshtarëve.

Deklaratë e Petro Gjikurisë lidhur me rezultatin zgjedhor: 

Patëm një betejë të madhe. Një betejë e cila ishte vazhdim i shumë betejave të mëdha që kanë bërë himariotët, sidomos vitet e fundit të udhëhequr nga Fredi Beleri. Kjo betejë ishte pararojë e betejave të ardhshme që do të thirremi për vendin tonë.

Në këto zgjedhje pamë metoda antidemokratike në të gjitha stadet e tyre. Rezultati ishte produkt i transformimit të listës së zgjedhësve me qëllim përshtatjen e saj me interesat e kundërshtarëve tanë, duke i dhënë mundësinë një ushtrie partiake të merrte pjesë në zgjedhje dhe njëkohësisht, duke u mohuar këtë të drejtë mijëra qytetarëve të Himarës, si dhe duke përfshirë shtetin dhe parashtetin.

Qëllimi ishte patja e një tjetër kryebashkiaku të dobët, i cili do t’u shërbejë interesave të Edi Ramës dhe partisë së tij.

Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që ndihmuan në këtë fushatë elektorale për garën e bukur dhe të ndershme që bëmë. Beteja për të nesërmen e Himarës vazhdon.

 

Video

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

Avokati Plarent Ndreca teksa hyn në GJKKO ku do të mbahet seanca për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë. Një natë më parë në emisionin Opinion deklaroi se Edi Rama e telefonoi pasi denoncoi kërcënimet që Toni Gogu i bëri në qelitë e burgut Fier kryebashkiakut Veliaj.

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme