Politika 6 August 2024, 22:41 Nga VNA

Berisha kujtohet për protestën e banorëve të Kujës dhe Fushë Krujës, por nuk përmend dot emrin e biznesmenit që i ka izoluar

Ndaje në Whatsapp
Berisha kujtohet për protestën e banorëve të Kujës dhe

Në fjalën e tij të zakonshme para mbështetësve nga dritarja e shtëpisë, kreu i PD Sali Berisha pas disa muajsh protesta të banorëve të Krujës dhe Fushë Krujës, çuditërisht ka vendosur të flasë për rrugën Thumanë-Kashar.

Në fakt thirrja e Berishës ishte që banorëve të zonës të mos pranojnë ndëshkimin e pamerituar nga rruga e re, gjë që ata po e bëjnë prej kohësh. Ai më tej e ka cilësuar ministren e Infrastrukturës si Lubi Balluku dhe tha se në vend që të zbatojë projektin, ta shndërrojë autostradën në një mirësi për çdo banor të zonës, e ka shndërruar atë në një mallkim, në një ndëshkim për banorët që kanë qindra vite në atë zonë.

Akuzat e Berishës shkojnë deri tek ministrja Balluku e cila padiskutim ka dhe ajo përgjegjësi për këtë, por nuk përmend dot emrin e biznesmenit Bashkim Ulaj që është dhe ndërtuesi i kësaj rruge dhe që ka izoluar qytetarët e zonës.

Banorët prej muajsh tashmë, kur rruga ende ishte një projekt, kanë kërkuar në çdo institucion që t’u lejohet aksesi. Pas refuzimeve të njëpasnjëshme në çdo instance të shtetit, qytetarët panë si zgjidhje protestat edhe gjatë ndërtimit të saj por edhe tashmë kur është përfunduar. Madje në protestat e fundit nuk kanë munguar as përplasjet me policinë.

Gjatë gjithë kësaj kohe Berisha dhe deputetët e PD jo vetëm nuk ka qenë në krah të tyre, por nuk kanë bërë as edhe një deklaratë mbështetëse për këtë protestë. Në mbështetje të banorëve kanë qenë vetëm dy deputetet e zonës, Merita Bakiu dhe Andia Ulliri, të cilat kanë dhe qëndrime kundër Berishës në përçarjen e PD. Shpesh ky mos reagim i PD për t’i mbështetur krutanët, në media është aluduar se ndërtuesi i aksit është biznesmen që ka njohje të vjetra me Berishën për këtë PD nuk thoshte asnjë fjalë.

Reagimi i disi i beft për këtë çështje, ndoshta vjen edhe për faktin se kreu i PD që pas humbjes së zgjedhjeve në Himarë, ka nisur një fushatë në rrjetet sociale dhe në deklaratat publike ku do të zgjojë protesta anti-qeveri. Madje këto ditë kemi parë pastime të tij nga protestat kundër presidentit në Bangladesh me thirrje për shqiptarët që të bëjnë të njëjtën gjë.

Por duke qenë se as kjo metod s’po i ecën për shkak të shumë mëkateve të vjetra që herë pas here e lidhin interesat me biznesmenë që Rama u jep tendera publik, Berisha tenton me ndonjë deklaratë ndonjëherë dhe të vonuar për të na treguar të kundërtën, por që zor se e merr njeri seriozisht përveç atyre që i vijnë natë për natë poshtë ballkonit.

Video

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

Avokati Plarent Ndreca teksa hyn në GJKKO ku do të mbahet seanca për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë. Një natë më parë në emisionin Opinion deklaroi se Edi Rama e telefonoi pasi denoncoi kërcënimet që Toni Gogu i bëri në qelitë e burgut Fier kryebashkiakut Veliaj.

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme