Politika 7 August 2024, 19:39 Nga VNA

Ministri i Mbrojtjes do përdorë dronët "Bayraktar" në luftën kundër zjarreve. Po satelitët Albania 1 dhe 2 çfarë bëjnë ndërkohë?

Ndaje në Whatsapp
Ministri i Mbrojtjes do përdorë dronët "Bayraktar"

Ministri i ri i Mbrojtjes Pirro Vëngu ka patur idenë "gjeniale" që pas satelitëve të luftojë zjarret me dronë Bayraktar.

Në një njoftim për media thuhet se "Pas testit të kaluar me sukses për misione gjatë natës, dronët “Bayraktar” do të kalojnë së shpejti në funksion monitorues 24 orë në shtatë ditë të javës, si një element mbështetës i rëndësishëm krah autoriteteve vendore në betejën kundër zjarreve.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, shoqëruar edhe nga komandanti i Forcës Ajrore gjeneral brigade Ferdinant Dimo inspektuan bazën ajrore të Kuçovës dhe njësinë e dronëve, e cila tashmë është plotësuar me personel të kualifikuar.

Kjo njësi tashmë ka rritur gatishmërinë edhe pas trajnimit të pilotëve për misionet në kushtet e errësirës".

Rezultatet e imazheve të dronëve “Bayraktar” do të jenë kyçe për të mbështetur bashkitë edhe në procesin e evidentimit të dëmeve të krijuara nga zjarret.

Në fakt nuk kuptohet pse qeveria nuk përdor pamjet e satelitëve Albania 1 dhe Albania 2. Në prezantimin e tyre Kryeministri Rama, asokohe tha se, satelitët do të ndihmojnë për të patur kontroll të plotë mbi të gjithë territorin e vendit tonë dhe se Shqipëria nuk do t'i dërgojë për ofensivë ushtarake apo kërkime në Mars por do të shërbejnë për çështje civile të vendit.

Fakt është që deri tani nuk kemi patur asnjë njoftim apo raportim zyrtar mbi të dhënat apo sinjalizimet e ardhura prej këtyre satelitëve. Madje vendi anembanë Shqipërisë, në pyje e male u dogjën, Lezha për pak nuk pësoi katastrofë njerëzore nga zjarri masiv që goditi këtë verë.

Video

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

Avokati Plarent Ndreca teksa hyn në GJKKO ku do të mbahet seanca për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë. Një natë më parë në emisionin Opinion deklaroi se Edi Rama e telefonoi pasi denoncoi kërcënimet që Toni Gogu i bëri në qelitë e burgut Fier kryebashkiakut Veliaj.

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme