Politika 10 August 2024, 18:00 Nga VNA

Intervista e David Packouz, Shkëlzen Berisha sqaron mediat por jo deklaratën: “djalin e kryeministrit, që ishte prezent në takim”

Ndaje në Whatsapp
Intervista e David Packouz, Shkëlzen Berisha sqaron mediat por jo

Shkëlzen Berisha ka deklaruar sot se “nuk ka patur as takim, as kontakt dhe as njohje, mes meje dhe Diverolit”- Sipas tij David Packouz, ortaku i Diverolit në intervistën e tij nuk pretendon për asnjë moment se është takuar me djalin e kryeministrit apo se ka qenë dëshmitar i ndonjë takimi mes meje dhe Efraim Diverolit, por citon si të vetmin burim se çfarë ka i thënë vetë Diveroli para 16 vjetësh!

Në fakt deklarata e sotme e Shkëlzen Berishës është gjysëm e vërtetë. Për ta cituar saktësisht David Packouz : Në fund Ylli Pinari thotë: Do të rregulloj një takim me personin që do ta marri këtë vendim. Dhe siguron një takim me personin që quhej Delijorgji. Delijorgji, morëm vesh më vonë, ishte kreu i mafias shqiptare. Dhe në një farë mënyre është i përfshirë me këtë dhe është i lidhur me djalin e kryeministrit, që ishte prezent në takim.

“Që ishte prezent në takim”- e vërtetë apo jo deklarata e Packouz, kjo mbetet detyrë e organeve të drejtësisë. Por fakt mbetet që në intervistë ai ka thënë se djali i kryeministrit ka qenë në takim. Vërtetësia e kësaj deklarate mund të zgjidhet nga SPAK që kanë kërkuar Packouz  të thirret si dëshmitar për çështjen e Gërdecit.

Sa për pjesën e vrerit që hedh për ato pak media që transmetuan deklaratën e Packouz, ortakut të Diverolit, djali i ish kryeministrit duhet të tregohet më i përmbajtur. Nëse nuk i vijnë për shtat deklaratat e ish miqve dhe ish bashkëpunëtorëve ky nuk është faji i medias. Mund të mjaftohet me faktin që ka dhe nga ato media që publikojnë veç reagimet e tij dhe jo atë çfarë ka ndodhur.

Hetimet e SPAK

Në momentin që dërgoi për gjykim dosjen penae ndaj Fatmir Mediut, SPAK deklaroi se po vijonte hetimet lidhur me procedurat e shitjes së municioneve luftarake nga ministria e Mbrojtjes.

Gjatë hetimeve të këtij proçedimi penal janë kryer gjithashtu veprime të mëtejshme në lidhje me proçedurën e shitjes së municioneve luftarake nga Ministria e Mbrojtjes dhe ndërmarrja “MEICO” ndaj shoqërive të huaja “Evdin” ltd, me seli në Qipro dhe “AEY”, me seli në Florida.

"Lidhur me këtë episod, hetimet paraprake nuk kanë përfunduar dhe është vendosur ndarja e çështjes penale, duke u rregjistruar proçedimi penal nr.279/1 viti 2023, për veprat penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore apo i të zgjedhurve vendore” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 260 dhe 287 të Kodit Penal", thuhet ne njoftimin e prokurorisë së Posacme.

David Packouz është ish-zv. presidenti i kompanisë AEY dhe është një ndër dëshmitarët kryesorë që mund të hedhe dritë mbi aferën.

Dëshmia e Berishës

Shkëlzën Berisha ka deshmuar më herët lidhur me tragjedinë e Gërdecit në procesin ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu. Në një faks derguar nga Ministria e Drejtësisë në drejtim të Mbrojtjes kishte një shënim per Shkelzen Berishën. Për këtë arsye, djali i ish kryeministrit dëshmoi para gjykatës. Për ceshtje e faksit është pyetur në SPAK edhe ish-ministri i Drejtësisë Aldo Bumci.

Më poshtë intervista e plotë e David Packouz:

https://vna.al/intervista-e-plote-e-david-packouz-ku-flet-per-gerdecin-takimet-me-mihal-delijorgjin-dhe-shkelzen-berishen/

Video

Avokati Plarent Ndreca teksa hyn në GJKKO ku do të mbahet seanca për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë. Një natë më parë në emisionin Opinion deklaroi se Edi Rama e telefonoi pasi denoncoi kërcënimet që Toni Gogu i bëri në qelitë e burgut Fier kryebashkiakut Veliaj.

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme