Politika 15 August 2024, 12:59 Nga VNA

I publikoi foto nga pushimet në jaht, Këlliçi sulmon Bolinon: Fuks, hajduti i tokave i kallëzuar në SPAK

Ndaje në Whatsapp
I publikoi foto nga pushimet në jaht, Këlliçi sulmon Bolinon:

Është mbajtur sot protesta e radhës e opozitës para dyerve të Bashkisë se Tiranës. Si zakonisht funksionarë dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak të PD-së dhe PL-së, mbajtën fjalimet e tyre në protestën e 21-të.

Në protestë ishte i pranishëm edhe Belind Këlliçi, i cili kishte lënë përgjysëm pushimet, duke iu referuar faktit se para disa ditësh dolën disa foto ku po pushonte në një jahtë në jug të vendit.

Fotoja shkaktoi jo pak reagime për faktin se një opozitar që ka nisur një aksion protestash për të larguar kreun e bashkisë më të madhe në vend, gjen kohë që të pushojë në jaht në një nga zonat më të shtrenjta të jugut. Normalisht fotot nuk i kanë lënë shije të mirë Këlliçit, i cili në fjalën e tij në protest sulmoi Carlo Bolinon për publikimin e tyre.

“Na kanë vënë fuksa nga mbrapa si në kohën e Enver Hoxhës, që na ruajnë. Carlo Bollino, hajduti i tokave i kallëzuar në SPAK, që ka lënë pa një shkollë njësinë numër 7 në Tiranë, pa një shkollë pa një gjimnaz, sepse ka vjedhur tokën publike të dhuruar nga familja Begeja për të bërë një shkollë.

Ka vjedhur tenderat e AKSHI-t, për të financuar një televizion që shpif e hedh baltë nga mëngjesi në darkë, kundër opozitës. Këta dinë gjithçka për opozitën, por ky hajduti që e ka emrin Erion Veliajt, nuk ka parë atë monstrën aty, 7 kate pa leje, e ka Armando Lilaj, shoku i ngushtë i Veliajt, ortaku i Fatmir Xhafajt, komunisti i fundit në drejtësi.

Gramoz Ruçi, e patë dosjen e Apelit të Posaçëm, a e patë që ‘5D’ kishte blerë gjysëm milionë euro, një apartament të ministrit të fundit të brendshëm të diktaturës, Gramoz Ruçit, ndërkohë që ishte në detyrë. Dy vite e gjysëm që ka shitur këtë apartament, komunisti i fundit Gramoz Ruçi ka vazhduar të jetojë në apartamentin e tij, sepse sigurisht ky ishte pastrim parash.

Elton Kacidhja, dogji zyrat e UKT-së për të zhdukur faturat. A ka mbajtur njeri për këtë skandal, askush. Sot që flasim, ky bandit që quhet Elton Kacidhja, bankomati i radhës  së Erion Veliajt”- u shpreh Këlliçi.

Gjatë protestës është shënuar edhe një incident, pasi në atë moment kanë dalë nga bashkia sportistët dhe stafi i Federatës së Mundjes. Pasi panë protestuesit ata kanë realizuar foto por që u përballën me thirrje se po përdoren nga Erion Veliaj.

 

 

 

Video

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme