Politika 16 August 2024, 13:44 Nga VNA

Thumanë -Kashar/Policia kundër, banorët e Krujës prapë sot në protestë në orën 19.00

Ndaje në Whatsapp
Thumanë -Kashar/Policia kundër, banorët e Krujës prapë
  • ‌Sipas të dhënave mungesa e hyrje-daljeve ka izoluar Fushë-Krujën dhe Krujën! 85,000 banorë nuk kanë akses dhe mundësi për lëvizje të lirë në këtë rrugë!

Banorët e Bashkisë së Krujës do të mbajnë një tjetër protestë sot në orën 19:00, teksa kërkojnë hyrje-dalje për zonat e tyre. Deputetja e PD-së Andia Ulliri lajmëron të gjithë banorët e Bashkisë së Krujës që t’i bashkohen protestës, e cila mbahet sot në orën 19:00. Deputetja Ulliri thekson se protesta do të mbahet tek ish-Rrethrrotullimi i Thumanës. Ajo thotë se të gjithë banorët duhet të jenë së bashku, kundër padrejtësisë. Banorë që protestojnë dhe paralajmërojnë prej vitesh problemet që po shfaq sot aksi Thumanë-Kashar. Sipas të dhënave mungesa e hyrje-daljeve ka izoluar Fushë-Krujën dhe Krujën! 85,000 banorë nuk kanë akses dhe mundësi për lëvizje të lirë në këtë rrugë! Më herët, Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në një komunikim për mediat, foli ndër të tjera edhe për protestën në autostradën Thumanë-Kashar. Rrumbullaku theksoi se autostrada është e standardeve më të mira. Ai tha se nëse në protestë ka paligjshmëri, policia do të veprojë. "Të mos bllokohet autostrada Thumanë-Kashar. Ne do bëjmë detyrën tonë bazuar në ligj. Të jeni të bindur se kemi të bëjmë me autostradë të standardeve më të mira, A1"-u shpreh kreu i Policisë.

Video

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme