Politika 23 August 2024, 18:01 Nga VNA

Skandali i mbetjeve toksike, Tabaku ngre pikëpyetje: Porti i Durrësit “han pa porta”, a ka pasur raste të tjera ku institucionet shqiptare janë përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar?

Ndaje në Whatsapp
Skandali i mbetjeve toksike, Tabaku ngre pikëpyetje: Porti i Durrësit

Në lidhje me skandalin ndërkombëtar për transportin e mbetjeve toksike me origjinë nga Shqipëria, ka reaguar edhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Në një video të publikuar facebook, Tabaku falënderoi mediat investigative që kanë zbuluar këtë çështje, duke theksuar se është e nevojshme një transparencë e plotë dhe përgjegjësi nga institucionet shtetërore.

Tabaku bëri thirrje për sqarime të menjëhershme nga qeveria dhe institucionet përgjegjëse, duke përfshirë Ministrinë e Mjedisit, Portin e Durrësit, Drejtorinë e Doganave dhe Policinë e Shtetit.

Ajo më tej ngre pikëpyetje mbi numrin e dërgesave të tilla që mund të kenë ndodhur pa dijeninë e publikut dhe shprehu shqetësimin e saj për korrupsionin endemik që ka përfshirë institucionet shqiptare.

Deklarata e plotë:

Kemi ndjekur me shqetësim skandalin e përmasave ndërkombëtare për transportin e mbetjeve toksike me origjinë nga Shqipëria.

Së pari, dua të falënderoj dy mediat e vogla investigative që ndoqën këtë skandal deri në fund, duke e zbuluar atë që media ndërkombëtare e kishte bërë publik vetëm disa ditë më parë. Ndërkohë që pres përgjigje nga institucionet zyrtare për kërkesat që u kam dërguar, është e nevojshme të sqarojmë disa elementë shumë të rëndësishëm.

Së pari, bëhet fjalë për dy ngarkesa të ndryshme: e para, me origjinë nga Kosova, ka përfunduar në një port të Kinës. Për këtë ngarkesë, përgjegjësia bie edhe mbi institucionet shqiptare, përfshirë Ministrinë e Mjedisit, Portin e Durrësit, Drejtorinë e Doganave dhe të gjitha hallkat ndërmjetëse.

Së dyti, për ngarkesën e dytë, me destinacion final portin e Tajlandës, që ka burimin dhe origjinën nga Shqipëria, përgjegjësia bie sërish mbi të gjitha institucionet shqiptare, duke nisur nga Ministria e Mjedisit, tek Doganat dhe Drejtoria e Portit të Durrësit.

A ka pasur raste të tjera ku Porti i Durrësit dhe institucionet shqiptare janë përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar? A ka pasur ngarkesa që kanë kaluar përmes Portit të Durrësit nga vende që janë ndoshta edhe në embargo?

Së treti, ky skandal nxori në pah dhe ekspozoi sistemin korruptiv që mbizotëron sot në Shqipëri. A duhej që Porti i Durrësit të shfaqej si një ‘han pa porta’ në mediat ndërkombëtare për të na treguar se korrupsioni në të gjitha nivelet është bërë endemik?

Këtë sistem do ta ndryshojmë ne. Këtë sistem, i cili fatkeqësisht ka prekur çdo qelizë të shoqërisë sonë.

 

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme