Politika 22 August 2024, 14:07 Nga VNA

Berisha ndryshon qëndrim. Pranon që mbetjet toksike mund të jenë prodhuar në Shqipëri dhe fajëson Dumanin që nuk heton

Ndaje në Whatsapp
Berisha ndryshon qëndrim. Pranon që mbetjet toksike mund të

Skandali i trafikut të lëndëve toksike, ka sjellë sërish reagim të kreut të PD Berisha, por kësaj rradhe më ndryshe, duke pranuar prodhimin e lëndëve toksike në Shqipëri. Ai përgjigje kërkon nga SPAK, se përse nuk po hetohet çështja.

Përgjegjës bën Dumanin pasi heshtja para këtij skandali sipas Berishës fakton bashkëpunimin e qeverisë me SPAK.

Berisha shkruan se trafiku ilegal i mbetjeve të rrezikshme është para së gjithash përgjegjësi e Ministrisë e Mjedisit mbasi ligji nuk lejon asnjë eksport mbetjesh të çfardolloj pa autorizimin e Ministrit të Mjedisit. Ministrisë e Financave mbasi doganat me ligje janë të detyruara të verifikojnë të gjithë procedurën dhe rregullat e eksportit të një malli përfshirë këtu edhe vërtetimin e vendit që e pret mallin. Ministrisë së Energjitikës Industrisë që ka në vartësi edhe prodhuesit e mbetjeve dhe autoritetin portual të vendit.

 

Reagimi i Berishës

Të dashur miq, mbarë opinioni publik është i tronditur nga lajmet e trafikut qeveritar të lëndëve toksike nga Shqipëria. Por kjo nuk është e vërtetë për mercenar Dumanin dhe “Skrapin” e Partisë vetëm e vetëm se këtij grupi të strukturuar kriminal nuk i lejohet të hetojë asnjë çështje të lidhur me ministra dhe Edi Ramën pa miratimin e këtij të fundit.

Heshtja para këtij krimi të rëndë kombëtar dhe ndërkombëtar për të cilin ligjet e vendit bëjnë përgjegjes direkt tre ministra është një akt-akuzë e rëndë e bashkëpunimit të “Skrapit” me qendrimet antiligjore në krime të rënda. Trafiku ilegal i mbetjeve të rrezikshme është para së gjithash përgjegjësi:

Së pari për Ministrinë e Mjedisit mbasi ligji nuk lejon asnjë eksport mbetjesh të çfardolloj pa autorizimin e Ministrit të Mjedisit.

Së dyti Ministrinë e Financave mbasi doganat me ligje janë të detyruara të verifikojnë të gjithë procedurën dhe rregullat e eksportit të një malli përfshirë këtu edhe vërtetimin e vendit që e pret mallin.

Së treti Ministria e Energjitikës Industrisë që ka në vartësi edhe prodhuesit e mbetjeve dhe autoritetin portual të vendit.

Përveç veprës së rëndë penale mjedisore dhe trafiku ilegal lëndësh toksike për të cilën ka përgjegjësi direkte ligjore dhe Shërbimi Informativ në rast se nuk ka njoftuar, kemi të bëjmë me një veprimtari kriminale të përsëritur të organizuar nga një organizatë kriminale me shumë pjesëmarrës qeveritarë dhe jo qeveritarë, por mercenar Dumani dhe “skrapi i partisë” nuk mund të hetojnë pa urdhër të Edi Ramës.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme